Ndërlidhjet

Skandali me fëmijë në Pakistan, shkarkohen zyrtarë


Pakistan

Pakistan

Autoritetet pakistaneze kanë pushuar nga puna shefin e inteligjencës në provincën Punxhab dhe tre zyrtarë të lartë policorë, pasi të njëjtit kanë dështuar të veprojnë kundër një bande, e cila ka shantazhuar familjet e fëmijëve që ka abuzuar seksualisht.

Lajmi është bërë i ditur nga shefi i kabinetit të ministrave në Punxhab, Shahbaz Sharif.

Banorët lokalë thonë se mbi 270 fëmijë janë abuzuar seksualisht.

Një avokat i viktimave ka akuzuar politikanët lokalë dhe policinë se kanë lejuar bandën të operojë me vite, por autoritetet e hedhin poshtë një gjë të tillë.

Policia pakistaneze ka arrestuar së paku 12 të dyshuar në lidhje me rastin.

Skandali është bërë publik më 4 gusht, kur familjet e viktimave janë përleshur me policinë, duke thënë se ajo po i injoron ankesat e tyre.

XS
SM
MD
LG