Ndërlidhjet

logo-print

Rubla ruse bie në nivelin më të ulët qysh në shkurt


(©Shutterstock)

(©Shutterstock)

Rubla ruse ka rënë kundrejt dollarit amerikan dhe euros, duke arritur nivelin e saj më të ulët qysh në muajin shkurt.

Dollari ka arritur sot në 65 rubla, ndërsa euro në 72 rubla.

Bursa e Moskës ka ndaluar tregtinë për rreth 30 minuta, por ka thënë se ndalesa e papritur ka qenë rezultat i problemeve teknike.

Ekonomia ruse është duke luftuar me muaj të tërë, për shkak të rënies së çmimit të naftës dhe sanksioneve ndërkombëtare kundër disa zyrtarëve dhe kompanive ruse.

Buxheti i Rusisë varet kryesisht nga eksporti i naftës.

XS
SM
MD
LG