Ndërlidhjet

logo-print

Greqia dorëzon në Parlament ligjin për paketën e ndihmës


Kryeministri grek, Alexis Tsipras.

Kryeministri grek, Alexis Tsipras.

Qeveria greke ka paraqitur një projektligj në paralament, i cili përshkruan programin trevjeçar të shpëtimit nga kreditorët ndërkombëtarë.

Ajo ka kërkuar miratim të shpejtë të tij, duke thënë se ligji u hap rrugën fondeve të ndihmës që të shpërndahen me shpejtësi.

Të martën, Athina është pajtuar me kushtet e huadhënësve ndërkombëtarë për paketën e ndihmës, në vlerë prej 85 miliardë eurosh, që do t’i ndihmojë Greqisë të trajtojë borxhet dhe të mbetet në Eurozonë.

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka thënë se do që ligji të miratohet në Parlament para takimit të ministrave të financave të Eurozonës, më 14 gusht.

Greqia duhet t’i marrë fondet e ndihmës më së voni më 20 gusht, kur duhet t’i paguajë borxhin prej 3.2 miliardë eurosh Bankës Qendrore Evropiane.

XS
SM
MD
LG