Ndërlidhjet

Kriza në Ukrainë, Putin mbledh Këshillin për Siguri


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Shërbimi për shtyp i Kremlinit ka bërë të ditur se presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbajtur një “takim operativ” me anëtarët e Këshillit për Siguri të Rusisë, në lidhje me përshkallëzimin e dhunës në lindje të Ukrainës.

Kremlini ka thënë se në fokus të takimit kanë qenë sulmet kundër separatistëve pro-rusë dhe banorëve në lindje të Ukrainës, duke lënë të kuptohet se sulmet janë kryer nga forcat qeveritare të Ukrainës.

Deklarata e Kremlinit vjen një ditë pasi Bashkimi Evropian ka akuzuar separatistët pro-rusë për intensifikimin e sulmeve në zonat që kontrollohen nga qeveria, në lindje të Ukrainës.

BE-ja ka thënë se separatistët po shkelin marrëveshjen për armëpushim, të arritur në muajin shkurt në Minsk.

XS
SM
MD
LG