Ndërlidhjet

Nis gjykimi i ushtarit rus që vrau familjen armene


Valery Permyakov
Valery Permyakov

Në bazën e 102-të ushtarake të Rusisë në Gimuri të Armenisë ka nisur gjykimi për një krim që ka tronditur këtë vend.

Rekruti rus, Valery Permyakov, 19 vjeç, akuzohet për vrasjen e shtatë anëtarëve të një familjeje armene, në muajin janar.

Por, ky gjykim në gjykatën ushtarake ruse ka të bëjë vetëm me akuzat për dezertim, vjedhje të armëve nga baza dhe bartjen e tyre në mënyrë të paligjshme ne Gimuri.

Me akuzat për vrasje, Permyakov do të përballet në një gjykatë armene, por data e këtij gjyqi nuk është caktuar ende.

XS
SM
MD
LG