Ndërlidhjet

Vriten një ushtar turk dhe dy rebelë kurdë


Turqi - foto arkivi

Turqi - foto arkivi

Një ushtar turk dhe dy anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit – grup ky i jashtëligjshëm – janë vrarë në përleshjet në juglindje të Turqisë.

Siç ka njoftuar ushtria turke, militantët kurdë kanë hedhur granata në një bazë ushtarake në fshatin Ozekli, jashtë qytetit Diarbakir.

Një ushtar ka vdekur nga plagët, pesë të tjerë janë plagosur dhe dy militantë janë vrarë, thuhet në njoftimin e ushtrisë.

Ky është incidenti i fundit në valën e dhunës në rritje midis forcave të sigurisë turke dhe militantëve kurdë.

Ankaraja, në muajin korrik, ka thënë se do të nisë një luftë të sinkronizuar kundër militantëve kurdë dhe atyre të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG