Ndërlidhjet

Mjekja e Chelsea-t humb vendin e saj në bankë


Trajneri i Chelsea-t, Jose Mourinho.
Trajneri i Chelsea-t, Jose Mourinho.

Mjekja e ekipit të Chelsea-t, Eva Carneiro, do të humbasë vendin e saj në bankë, pas kritikave nga menaxheri Jose Mourinho.

Mourinho ka thënë se stafi mjekësor ka qenë “naiv” në trajtimin e futbollistit, Eden Hazard, gjatë lojës me Swansea-n, në fundjavë.

Carneiro do të vazhdojë të jetë mjeke në Chelsea, por roli i saj në klub do të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme, ka shkruar gazeta Daily Telegraph.

Sipas burimit të njëjtë, ajo nuk do të marrë më pjesë në ndeshje apo trajnime.

Megjithatë, Carneiro do të vazhdojë të punojë me lojtarët në terrenin trajnues Cobham të Chelsea-t.

Gjatë ndeshjes me Swansea-n, Chelsea, për disa minuta, ka luajtur me nëntë lojtarë, pasi Carneiro ka nisur të trajtojë Hazardin, edhe pse nuk ka qenë i plagosur rëndë.

“Kam qenë i pakënaqur me stafin tim mjekësor. Ka qenë impulsiv dhe naiv. Për të ndihmuar një lojtar, duhet të jeni të sigurt se ai ka problem serioz. Kam qenë i sigurt se Eden nuk ka problem serioz”, ka thënë Mourinho.

Ndeshja ka përfunduar me barazim – 2:2.

XS
SM
MD
LG