Ndërlidhjet

logo-print

Sulme në Damask, dhjetëra të vrarë


Damask, 12 gusht 2015.

Damask, 12 gusht 2015.

Sulmet e rebelëve dhe të forcave qeveritare të Sirisë kanë vrarë dhjetëra njerëz në Damask.

Ato kanë ndodhur vetëm disa orë para së të arrinte ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, dhe të takonte presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Sipas aktivistëve, së paku 36 njerëz kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulme.

Ka qenë e planifikuar që Assad dhe Zarif të diskutojnë propozimin katërpikësh të Iranit, që do t’iu ofrojë Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e krizës në Siri.

Irani është njëri nga mbështetësit më të fuqishëm të Assadit.

XS
SM
MD
LG