Ndërlidhjet

Kryeministri kroat s’e konfirmon vdekjen e Salopekut


Kryeministri i Kroacisë, Zoran Millanoviq.
Kryeministri i Kroacisë, Zoran Millanoviq.

Kryeministri i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ka thënë se nuk mund të konfirmojë “me siguri 100 përqind” vdekjen e një pengu kroat në Egjipt.

Militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë thënë sot, përmes një postimi në Twitter, se i kanë prerë kokën Tomislav Salopekut.

Duke iu drejtuar kombit, Millanoviq u ka bërë thirrje njerëzve që të mos shpërndajnë online fotografinë “e tmerrshme” të trupit pa kokë, për të cilin militantët kanë thënë se i përket Salopekut.

Salopek ka qenë duke punuar për një firmë franceze kur është rrëmbyer nga makina në muajin korrik, në perëndim të Kajros.

Javën e kaluar, militantët kanë thënë se do të vrasin Salopekun nëse Egjipti nuk liron të gjitha gratë e burgosura myslimane.

XS
SM
MD
LG