Ndërlidhjet

logo-print

Zv/kryeministri i Koresë së Veriut “është vrarë”


Lideri veriokorean, Kim Jong-Un, me ushtrinë e tij.

Lideri veriokorean, Kim Jong-Un, me ushtrinë e tij.

Qeveria e Koresë së Jugut ka thënë se është duke monitoruar raportet, sipas të cilave, zëvendëskryeministri i Koresë së Veriut, Shoe Yonh-gon, është vrarë në muajin maj, me urdhër të liderit Kim Jong-un.

Choe është ekzekutuar pasi “ka shprehur shqetësim me politikat e liderit për pyllëzimin”, ka raportuar agjencia e lajmeve Yonhap në Korenë e Jugut.

Sipas burimit të njëjtë, afro 70 zyrtarë janë vrarë nën sundimin e Kimit.

Choe për herë të fundit është parë në publik në muajin dhjetor, ka thënë Ministria për Unifikim e Koresë së Jugut.

XS
SM
MD
LG