Ndërlidhjet

Një pushuese gjen pllakë të rëndë ari në një liqen të Gjermanisë


Ilustrim
Ilustrim

Një pushuese 16 vjeçe ka gjetur një pllakë ari, të rëndë 500 gramë dhe me vlerë prej 16 mijë eurosh, derisa ka qenë duke notuar në një liqen në Gjermani, ka bërë të ditur policia.

Adoleshentja ka gjetur metalin e çmuar të premten, në një thellësi prej dy metrash, pranë bregut të Liqenit Koenigssee të Bavarisë.

Ajo e ka dorëzuar atë në polici, ku po analizohet se nga ka ardhur dhe kush e ka poseduar.

Zhytësit e policisë kanë kontrolluar zonën për më shumë ar, por nuk kanë gjetur.

Gjetja ka ringjallur thashethemet se ari i përket kohës naziste.

XS
SM
MD
LG