Ndërlidhjet

Zjarret kërcënojnë rajonet e Siberisë


Siberi
Siberi

Zjarret gjithëpërfshirëse në Siberi janë intensifikuar të mërkurën.

Mijëra punonjës të energjencës po bëjnë përpjekje që t’i vënë nën kontroll flakët.

Agjencia e Pyjeve e Rusisë ka thënë se mbi 150 zjarre kanë shpërthyer në 1,400 kilometra katrorë tokë, shumica e tyre në jug të Siberisë.

Sipas autoriteteve, zjarret nuk kanë prekur ende zonat e banuara.

Në muajin prill, së paku 34 njerëz kanë vdekur në jug të Siberisë dhe qindra kanë mbetur pa strehë, si pasojë e zjarreve.

XS
SM
MD
LG