Ndërlidhjet

Maqedoni: Nëna e vodhi majmunin e ri për djalin e saj


Majmuni foshnje që ishte rrëmbyer në Kopshtin zoologjik në Shkup
Majmuni foshnje që ishte rrëmbyer në Kopshtin zoologjik në Shkup

Misteri i një foshnje të majmunit të rrëmbyer nga Kopshti zoologjik në Shkup e ka finalen e vet të papritur: një nënë tha se e ka vjedhur atë si dhuratë për djalin e saj të shurdhër.

Nëna 26 vjeçare i kanë thënë gazetës Dnevnik se e kishte marrë mamunin 18 muajsh me emrin Luka, si dhuratë për djalin e saj 7 vjeçar.

Sipas saj, viziatat e shpeshta në Kopshtin Zoologjik në Shkup kishin ndikuar që djali i saj “kishte rënë në dashuri me majmunin”.

Ajo nuk është identifikuar në harmoni me rregullat në Maqedoni lidhur me të dyshuarit, raporton AP nga Shkupi.

Policia tha se majmuni Luka ishte rrëmbyer ditën e martë nga dy njerëz, të cilët e kishin prerë rrjetën në hapësirën e tij. Majmuni ishte gjetur pas katër orëve.

Dy persona janë akuzuar për keqbërje të ndërlidhur me vjedhje.

Pasi ishte braktisur nga nëna e tij menjëherë pas lindjes, majmuni Luka, ishte shndërruar në dashamir të fëmijëve që e vizitojnë kopshtin.

XS
SM
MD
LG