Ndërlidhjet

Zbulohet banda e trafikimit të shqiptarëve në Britani


Pamje e një pjese të Londrës
Pamje e një pjese të Londrës

Policia e Spanjës ka njoftuar dje se e ka shpartalluar një bandë, e cila i ka kontrbanduar shqiptarët në Britani nëpërmjet Spanjës me aeroplanë, duke i shfrytëzuar dokumentet e falsifikuara.

Policia i arrestoi 12 trafikantë të dyshuar dhe 85 njerëz të tjerë, për të cilët ka dyshime se kanë përdorë dokumente të rrejshme për t’i transportuar ata me aeroplanë në Britani, kanë thënë autoritetet e drejtësisë në Spanjë, raporton AFP nga Madridi.

Anëtarët e rrjetit i kanë kontaktuar njerëzit në Shqipëri, që dëshironin të largoheshin nga ky vend i varfër ballkanik, dhe u kanë premtuar atyre punë në Britani dhe Irlandë, theksohet në njoftim.

Kandidatët e interesuar do të udhëtonin për në Spanjë, zakonisht duke kaluar nëpër Turqi dhe Itali.

“Anëtarët e grupit në Barcelonë do të kujdeseshin për rezervimet në hotele, do t’i blenin biletat e aeroplanëve dhe do t’i udhëzonin imigrantët në procesin e hyrjes në aeroplanë, në mënyrë që të evitohej zbulimi gjatë kontrollit të policisë”, thuhet në kumtesën e autoriteteve spanjolle.

Këtë operacion policia e kishte filluar në nëntor të vitit 2014, pasi kishte zbuluar rritje të rëndësishme në numrin e udhëtarëve që kalonin nëpër Spanjë, në rrugë për në Britani dhe Irlandë.

XS
SM
MD
LG