Ndërlidhjet

SHBA: Ish-presidenti Carter i sëmurë nga kanceri


Jimmy Carter

Jimmy Carter

Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, ka shpallur se është i sëmurë nga kanceri.

“Operacioni aktual në mëlçi ka zbuluar se kam kancer që tash është në pjesët e tjera të trupit tim”, tha mbrëmë Jimmy Carter, dhe ka shtuar se “do ta riaranzhoj orarin tim domosdoshmërisht, në mënyrë që të mund të kryhet trajtimi nga mjekët” në qendrën Emory Healthcare.

Nga kjo deklaratë e zotit Carter bëhet e qartë se sëmundja është përhapur gjërësisht.

Në deklaratë theksohet se informacione të tjera do të jepen pasi të dihen më tepër fakte, “me gjasë javën e ardhshme”.

Më 3 gusht, ish-presidenti Carter, pat njoftuar se e ka pasur një operacion për largimin e një mase të vogël nga mëlçia e tij.

Jimmy Carter, 90 vjeçar, ishte presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara.

Pasi është larguar nga Shtëpia e Bardhë, ai e ka formuar Qendrën Carter në Atlanta, për ta promovuar kujdesin shëndetësor dhe demokracinë.

Për dekada të tëra ai ka vepruar në mënyrë aktive për këto çështje në përmasa globale.

XS
SM
MD
LG