Ndërlidhjet

logo-print

Militantët e IS-it e morën përgjegjësinë për sulmin në Bagdad


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në lagjen Sadr City në Bagdad

Pamje pas një sulmi të mëparshëm në lagjen Sadr City në Bagdad

Militantët e Shtetit Islamik (IS) e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin masiv me kamion-bombë në një treg ushqimor të kryeqytetit Bagdad në Irak, nga i cili janë vrarë dhjetëra vetë.

Kamioni ka eksploduar sot herët në mëngjes në tregun Xhamila në lagjen, Sadr City, të banuar me popullatë shumicë myslimane shiite.

Policia tha se janë vrarë 58 vetë dhe 86 të tjerë janë plagosur.

Numrin e viktimave e kanë konfirmuar edhe zyrtarët shëndetësorë.

Grupi militant, Shteti Islamik, i dominuar nga myslimanët sunitë, shpeshherë ka ndërmarrë sulme të ngjashme në lagjet e Bagdadit, me popullatë shumicë shiite.

XS
SM
MD
LG