Ndërlidhjet

SHBA: Protestë kundër vizitës së gjeneralit iranian në Moskë


Qassem Suleimani
Qassem Suleimani

Shtetet e Bashkuara thonë se në Kombet e Bashkuara do ta paraqesin rastin e vizitës në Moskë të një gjenerali të lartë iranian, i cili është në listën e OKB-së me ndalesë të udhëtimit.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, tha mbrëmë se gjenerali iranian, Qassem Suleimani, e kishte vizituar Moskën në fund të muajit korrik.

Toner tha se Uashigntoni tashmë ka biseduar me zyrtarë të lartë të Ministrisë së jashtme ruse, për shkeljen e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara, duke e pranuar gjeneralin Suleimani në Moskë.

Pavarësisht nga marrëveshja atomike ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, e arritur më 14 korrik në Vjenë, sanksionet kundër Suleimanit mbesin në fuqi.

XS
SM
MD
LG