Ndërlidhjet

logo-print

Zvicër: Tërheqje e sanksioneve ndaj naftës së Iranit


Pamje e Parlamentit të Zvicrës në Bernë

Pamje e Parlamentit të Zvicrës në Bernë

Zvicra po i tërheq disa sanksione kundër Iranit, duke thënë se kjo paraqet shenjë të mbështetjes për marrëveshjen atomike të Iranit me gjashtë fuqitë botërore.

Këtë hap, Këshilli Federal, që është qeveri e Zvicrës, e ka shpallur dje dhe ka precizuar se tërhiqen sanksionet nga transakcionet e metaleve të çmuara me entitetet shtetërore iraniane, për përfundimin e kërkesave për raportim të tregtisë me prodhimet petrokimike iraniane dhe për transportin e naftës së papërpunuar.

Qeveria e Zvicrës tha se shkak për këtë veprim është, po ashtu, “interesi në thellimin e marrëdhënieve të dyanshme me Iranin” dhe se e rezervon të drejtën e kthimit eventual të sanksioneve, nëse dështon implementimi i marrëveshjes atomike.

XS
SM
MD
LG