Ndërlidhjet

Eksperti: Fotot tregojnë zgjerim të operacioneve atomike


Pamje nga kompleksi atomik Yongbyon nlë Korenë Veriore
Pamje nga kompleksi atomik Yongbyon nlë Korenë Veriore

Eksperti për moszgjerim atomik, Jeffrey Lewis, thotë se pamjet aktuale satelitore tregojnë se Koreja Veriore po i zgjeron operacionet e uraniumit, që mund të jetë përpjekje për rritjen e numrit të materialeve të nevojshme për armatim.

Zoti Lews tha se “kjo sugjeron se Koreja Veriore synon të depozitoj dhe ta bluaj një sasi të rëndësishme të uraniumit, që mund të shërbej si karburant për zgjerimin e rezervave të armatimit të vet atomik”.

Ai, mëtutje, ka theksuar se oksidi ni uraniumit i papërpunuar, po ashtu, mund të përdoret për prodhimin e karburantit për një reaktor eksperimental të ujit të lehtë, që është në ndërtim e sipër në kompleksin atomik Yongbyon në Korenë Veriore.

XS
SM
MD
LG