Ndërlidhjet

Suedi: Janë tërhequr disa akuza kundër Assanges


Julian Assange
Julian Assange

Prokurorët suedezë thanë sot se i kanë tërhequr disa akuza për sulm seksual të bëra në vitin 2010, kundër themeluesit të WikiLeaks-it, Julian Assange, pasi ka kaluar koha e paraparë për paraqitjen e aktakuzës.

Prokurorët thanë se do t’i vazhdojnë hetimet lidhur me akuzën për dhunim ndaj Assanges, që ishte bërë, po ashtu, në vitin 2010.

Julian Assange i ka hedhur poshtë akuzat dhe aktualisht, prej qershorit të vitit 2012, strehohet brenda në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, për t’iu shmangur ekstradimit në Suedi.

Ai thotë se frikësohet se nëse Britania e dorëzon atë në Suedi, atëherë ai do të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara, ku mund të gjykohet për njërën nga rrjedhjet më të mëdha në historinë amerikane, të dokumenteve sekrete të ushtrisë dhe diploamcisë së Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG