Ndërlidhjet

Gjermani: IS-i ka ndërmarrë sulm kimik kundër kurdëve


Pamje nga përleshjet ndërmjet militantëve të IS-it dhe luftëtarëve kurdë në vendim Makhmur të Irakut
Pamje nga përleshjet ndërmjet militantëve të IS-it dhe luftëtarëve kurdë në vendim Makhmur të Irakut

Një vëzhgues ushtarak gjerman në rajonin verior kurd në Irak, thotë se militantët e Shtetit Islamik (IS) duket se kanë përdorë predha me gaz klorik për t’i sulmuar forcat kurde.

Njësia e inteligjencës gjermane në kryeqytetin Irbil, në rajonin kurd, i tha gazetës gjermane, Bild, se ky sulm i qartë ishte bërë më 12 gusht në vendim Makhmur, 60 kilometra në jugperëndim të Irbilit.

Për këtë sulm, forcat gjermene ishin njoftuar nga një takim me liderët fisnorë.

Afro 60 luftëtarë kurdë, që ishin lënduar nga ky sulm, kishin vuajtur nga vështirësitë në frymëmarrje.

Gazeta Bild ka shkruar se një raport ushtarak është dërguar te zyrtarët e lartë në Berlin nga trupat gjermane, të cilat po i stërvisin luftëtarët kurdë dhe ata jazidi, që kanë armatim gjerman për të luftuar kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG