Ndërlidhjet

Siri: Lideri opozitar e kundërshton planin ruso-iranian


Pamje nga konferenca për shtyp e Lavrovit (djathtas) me al-Jubeirin në Moskë

Lideri i koalicionit të moderuar politik në Siri, Khaled al-Khoja, i ka thënë ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, se propozimi ruso-iranian për ndaljen e luftës civile katërvjeçare në Siri, nuk është funksional.

Al-Khoja, president i Koalicionit Kombëtar për Revolucionin Sirian dhe Forcat Opozitare, i tha sot Lavrovit në Moskë, se e vetmja mënyrë për zgjidhjen e konfliktit në Siri, është që presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, të tëhiqet nga ky post.

Rusia dhe Irani po përpiqen ta formojnë një koalicion ndërkombëtar nëpërmjet Kombeve të Bashkuara, ku do të përfshihej regjimi i Asadit, me qëllim të luftës kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, i tha Lavrovit më 11 gusht, se vendi i tij nuk do t’i bashkohet asnjë koalicioni ku përfshihet regjimi i Assadit.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe disa vende arabe në Lindjen e Mesme, po ashtu, këmbëngulin që Bashar al-Assad, duhet të tërhiqet nga posti i presidentit të Sirisë.

XS
SM
MD
LG