Ndërlidhjet

Çifti aktivist i Azerbajxhanit dënohet me burgosje të gjatë


Leyla Yunus

Leyla Yunus

Një gjykatë në Baku ka dënuar aktivisten e të drejtave të njeriut, Leyla Yunus, me tetë vjet e gjysmë burg, ndërsa bashkëshortin e saj, Arif, me shtatë vjet.

Vendimi i jep fund gjykimit, i cili është cilësuar si parodi nga dy të pandehurit dhe grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Çifti është akuzuar për tradhti, mashtrim, falsifikim, evazion fiskal dhe aktivitete të paligjshme biznesore.

Të dy ata janë në gjendje të keqe shëndetësore.

Leyla dhe Arif Yunus janë në mesin e dhjetëra aktivistëve, gazetarëve dhe kritikëve të qeverisë që janë burgosur në Azerbajxhan, përfshirë këtu edhe Khadija Ismaylovën, kontribuese në Radion Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG