Ndërlidhjet

Lideri i Al Kaidës i zotohet për besnikëri liderit të ri taliban


Ayman al-Zawahiri
Ayman al-Zawahiri

Udhëheqësi i Al Kaidës, Ayman al-Zawahiri, është zotuar për besnikëri ndaj liderit të ri të talibanëve afganë, Mullah Mohammad Akhtar Mansur.

Zawahiri e ka bërë këtë zotim përmes një audio-mesazhi të postuar online.

Deklarimi i tij vjen pasi disa fraksione talibane janë ndarë nga Mansuri dhe kanë shprehur besnikërinë e tyre ndaj lidershipit arab të grupit Shtetit Islamik, si dhe janë angazhuar në beteja kundër luftëtarëve që mbeten besnikë ndaj Mansurit.

Mansur është emëruar lider i ri i talibanëve afganë pasi është konfirmuar vdekja e liderit Mullah Mohammad Omar, në muajin korrik.

XS
SM
MD
LG