Ndërlidhjet

India e Pakistani përpiqen të normalizojnë raportet


Ilustrim
Ilustrim

Shefi i politikës së jashtme të Pakistanit do të vizitojë Indinë më 23 gusht, në përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy vendeve.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, dhe homologu i tij pakistanez, Nawaz Sharif, janë pajtuar për një rreth të ri të bisedimeve, kur janë takuar në Rusi, në muajin korrik.

Që nga takimi i tyre, sulmet e militantëve dhe përleshjet kufitare në rajonin e kontestuar të Kashmirit, kanë rritur tensionet.

Të dyja vendet kanë shkëmbyer akuza në lidhje me incidentet.

India dhe Pakistani kanë zhvilluar tri luftëra prejse kanë fituar pavarësinë nga Britania në vitin 1947.

XS
SM
MD
LG