Ndërlidhjet

Dy grupe të përfshira në rrëmbimin e Salopekut


Tomislav Salopek
Tomislav Salopek

Ministrja e Jashtme e Kroacisë, Vesna Pusiq, ka thënë se dy grupe të ndara kanë qenë të përfshira në rrëmbimin e shtetasit kroat, Tomislav Salopek, në Egjipt.

Duke folur në qytetin e Rijekës, Pusiq ka thënë se grupi që ka kidnapuar Salopekun ka kërkuar para nga një kompani energjetike franceze, për të cilën ka punuar Salopeku.

Kontakti është ndërprerë dhe më 5 gusht është shfaqur një video që ka treguar Salopekun si peng të degës së Shtetit Islamik në Egjipt.

Në një audio të publikuar sot, grupi i Shtetit Islamik ka thënë se dega e tij në Egjipt ka vrarë Salopekun.

Të mërkurën, një fotografi me një trup pa kokë, që supozohej se i përket Salopekut, ka qarkulluar online.

Kryeministri kroat, Zoran Millanoviq, ka thënë dje se nuk mund të konfirmojë me siguri 100 përqind vërtetësinë e fotografisë, por, sipas tij, ajo që shihet, nuk duket mirë.

XS
SM
MD
LG