Ndërlidhjet

logo-print

Dënohen me vdekje 6 sulmues të shkollës në Peshauar


Peshauar, 16 dhjetor 2014.

Peshauar, 16 dhjetor 2014.

Pakistani u ka dhënë dënimin me vdekje gjashtë militantëve që kanë pasur lidhje me sulmin në një shkollë të Peshauarit, në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa i shtati është dënuar me burgim të përjetshëm.

Në këtë sulm janë vrarë 151 njerëz, gati të gjithë nga ta fëmijë.

Ushtria ka thënë se militantëve u është bërë “gjykim i drejtë” në gjykatat ushtarake.

Sulmi në Shkollën Publike Ushtarake të Peshauarit, i kryer nga militantët talibanë, ka tronditur vendin.

Në përgjigje, Pakistani ka hequr moratoriumin shtatëvjeçar në ekzekutime.

Ai po ashtu ka ndryshuar kushtetutën për të lejuar themelimin e gjykatave ushtarake për gjykimin e terroristëve të dyshuar.

XS
SM
MD
LG