Ndërlidhjet

Kerry "i shqetësuar" me sulmet separatiste në Ukrainë


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thirrur sot ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të shprehur “shqetësimin e tij të madh” për rritjen e mprehtë të sulmeve separatiste në lindje të Ukrainës.

Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, Kerry po ashtu ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Ukraina ka thënë se dy ushtarë janë vrarë në përleshjet më të rënda me separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës, prejse një armëpushim i brishtë është negociuar në Minsk, në muajin shkurt.

XS
SM
MD
LG