Ndërlidhjet

IS-i mund të kërcënojë edhe Afganistanin


Afganistan

Afganistan

Grupi militant i Shtetit Islamik (IS) është duke bërë avancime të vogla në Afganistan dhe mund të rritet në një kërcënim më shqetësues, paralajmërojnë zyrtarët ushtarakë.

Duke folur për gazetarët në Pengaton nga zyra e tij në Kabul, gjeneral-brigadieri Wilson Shoffner ka thënë se IS-i, i cili është bërë i njohur me pushtimin e tokave në Siri dhe Irak, nuk është ende i aftë për të koordinuar operacione ushtarake në më shumë se një pjesë të Afganistanit.

“Shohim se aftësitë e tyre po rriten disi, por jo në atë pikë që të kryejnë operacione si në Irak dhe Siri. Megjithatë, kemi vënë re potencialin e tyre për t’u bërë diçka më serioze, më e rrezikshme”, ka thënë Shoffner.

XS
SM
MD
LG