Ish-lideri i Kubës, Fidel Castro, ka publikuar një letër të hapur për kombin, në të cilën nuk përmend fare rihapjen historike të ambasadës amerikane në Havana.
Përkudnrazi, Castro kritikon politikën e jashtme dhe ekonomike të Shteteve të Bashkuara që nga Lufta e Dytë Botërore dhe akuzon SHBA-në se i ka borxh Kubës miliona dollarë.
Letra është publikuar për të shënuar ditëlindjen e 89-të të Castros.
Ambasada e SHBA-së do të rihapet sot në Havana, ndërsa ceremonia do të ndiqet edhe nga Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Castro ka thënë se SHBA i ka borxh Kubës për shkak të embargos së tregtisë që SHBA i ka vendosur shtetit komunist në vitin 1960.