Ndërlidhjet

Greqia vazhdon debatin për paketën e ndihmës


Kryeministri grek, Alexis Tsipras.
Kryeministri grek, Alexis Tsipras.

Ligjvënësit në Greqi vazhdojnë të debatojnë për paketën e re të ndihmës nga kreditorët ndërkombëtarë.

Seanca parlamentare ka zgjatur gjatë gjithë natës së shkuar.

Kushtet për ndihmën e tretë ndërkombëtare, në vlerë prej 85 miliardë eurosh, kërkojnë nga Greqia që të rrisë taksat dhe të shkurtojë shpenzimet.

Kryeministri Alexis Tsipras ka thënë se është i bindur se do ta fitojë votimin në parlament, por disa zyrtarë të lartë të partisë së tij Syriza kanë sfiduar qeverinë.

Ka qenë e paraparë që ligji për paketën e ndihmës të miratohet para takimit të sotëm të ministrave të Financave të Eurozonës.

Greqia duhet t’i marrë fondet e ndihmës më së voni më 20 gusht, kur duhet t’i paguajë borxhin prej 3.2 miliardë eurosh Bankës Qendrore Evropiane.

XS
SM
MD
LG