Ndërlidhjet

IS dyshohet se ka sulmuar me gaz forcat kurde


Forcat kurde Peshmerga
Forcat kurde Peshmerga

Shtetet e Bashkuara janë duke hetuar nëse militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë përdorur gazin mustardë në një sulm kundër forcave kurde në Irak.

Gazeta Wall Street Journal ka cituar zyrtarë të lartë amerikanë të kenë thënë se kanë “informacione të besueshme” se agjenti i përdorur në një sulm të fundit kimik, ka qenë gaz mustardë.

Militantët e Shtetit Islamik mund ta kenë siguruar gazin në Siri, ku qeveria ka pranuar se ka sasi të mëdha të kësaj substance, në vitin 2013.

Zyrtarët kurdë kanë thënë se forcat e tyre Peshmerga janë sulmuar më 12 gusht, në jug të Ibrilit, dhe Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka thënë se rreth 60 luftëtarë kurdë kanë pasur vështirësi në frymëmarrje, që është shenjë e përdorimit të armëve kimike.

XS
SM
MD
LG