Ndërlidhjet

Greqia miraton paketën e re të ndihmës


Parlamenti i Greqisë

Parlamenti i Greqisë

Parlamenti i Greqisë ka miratuar kushtet e paketës së re të ndihmës nga kreditorët ndërkombëtarë, pas një debati që ka zgjatur gjatë gjithë natës së shkuar.

Marrëveshja e propozuar përfshin rritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve në shtetin grek, në këmbim të ndihmës prej 85 miliardë eurosh.

Deputetët kanë votuar me 222 vota për, 64 kundër dhe 11 abstenime.

Tridhjetenjë vota kundër kanë qenë nga anëtarët e partisë në pushtet, Syriza.

Ministrat e Financave të Eurozonës do të diskutojnë sot për kushtet e paketës së shpëtimit.

XS
SM
MD
LG