Ndërlidhjet

Kryeministri japonez bën sot deklaratën e shumëpritur


Shinzo Abe - foto arkivi
Shinzo Abe - foto arkivi

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, do të bëjë sot një deklaratë të shumëpritur, për të shënuar 70-vjetorin e dorëzimit të vendit të tij në Luftën e Dytë Botërore.

Përmbajtja e deklaratës do të vëzhgohet nga afër nga fqinjët e Japonisë, të cilët janë të shqetësuar se Abe mund të hedhë poshtë keqardhjet e mëparshme të Qeverisë japoneze.

Kryeministrat e mëparshëm kanë pëdorur deklaratat e tyre, një herë në dhjetë vjet, për të kërkuar falje për veprimet e Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.

Por, Abe është akuzuar se ka hedhur poshtë mizoritë e Japonisë gjatë kohës së luftës.

XS
SM
MD
LG