Ndërlidhjet

Lideri i opozitës siriane: Moska “s’është kapur” për Assadin


Khaled Khoja

Khaled Khoja

Udhëheqësi i grupit kryesor opozitar në Siri ka thënë se Rusia nuk është e angazhuar për të mbajtur presidentin sirian, Bashar al-Assad, në pushtet.

Presidenti i Koalicionit Kombëtar të Sirisë, Khaled Khoja, i ka bërë këto komente sot në Moskë, një ditë pasi ka takuar ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Khoja ka thënë se “udhëheqja ruse nuk është kapur” për Assadin, por është fokusuar në nevojën për të ruajtur integritetin territorial të Sirisë dhe për të parandaluar shpërbërjen e saj.

Analistët thonë se nuk është e qartë nëse deklarata e Khojas sinjalizon ndryshim të qëndrimit të Rusisë, apo thjesht pasqyron përpjekjen e Moskës për të mbledhur më shumë mbështetje për nisëmn e saj të re, për të ndihmuar ndërmjetësimin e konfliktit në Siri.

Moska ka qenë mbështetëse kryesore e Assadit gjatë gjithë konfliktit që zgjat më shumë se katër vjet.

XS
SM
MD
LG