Ndërlidhjet

logo-print

Gjenerali rus dënohet me pesë vjet burg


Vladimir Chirkin

Vladimir Chirkin

Ish-komandanti i lartë i forcave tokësore ruse, gjenerali Vladimir Chirkin, është dënuar me pesë vjet burg për mitmarrje.

Dënimi është shqiptuar sot nga një gjykatë ushtarake në Moskë.

Chirkin është gjetur fajtor për marrjen e 450,000 rublave ryshfet në vitin 2008, për të ndihmuar një oficer të pensionuar ushtarak që të rregullojë apartamentin.

Në atë kohë, Chirkin ka qenë komandant përgjegjës i rajonit ushtarak të Moskës.

Ai ka shërbyer si komandant i përgjithshëm i forcave tokësore ruse nga viti 2012 deri më 2013.

XS
SM
MD
LG