Ndërlidhjet

logo-print

Pse talibanët e quajtën videon e IS-it të "tmerrshëm" dhe "jo-islamik"?


Fotografi i marrë nga video e Shtetit Islamik

Fotografi i marrë nga video e Shtetit Islamik

Kur militantët e lidhur me grupin ekstremist Shteti Islamik (IS) lëshuan një video që tregonte të burgosurit duke u hedhur me eksploziv, talibanët afganë e quajtën atë "të tmerrshëm".

Videoja katër minutëshe, e cila u publikua nëpër rrjete sociale më 8 gusht, tregon tetë burra me sy të mbuluar -- së paku njëri prej tyre duket i moshuar -- teksa po drejtoheshin në një kodër duke mbajtur flamurin e zi të Shtetit Islamik.

Të burgosurit, detyrohen të gjunjëzohen, të ngarkuar me eksploziv, dhe pastaj shpërthehet eksplozivi.

Video, në gjuhën arabe dhe pashto, përshkruan të burgosurit si "jobesimtarë" dhe thotë se ata kanë bashkëpunuar me talibanët.

Por, përmes një komunikate në faqen e tyre në internet, talibanët më 11 gusht, i përshkruan pengjet si "civilë të pafajshëm" në mesin e të cilëve kishte "disa fshatarë të vjetër me mjekër të bardhë".

Vrasja e tyre nga Shteti Islamik është "akt jo-islamik", thanë talibanët.

"Ky sulm dhe veprime tjera brutale nga disa individë të papërgjegjshëm dhe injorantë, në emër të Islamit dhe myslimanëve janë të papranueshme", thuhet në komunikatë.

Ky mllef i talibanëve mund të duket i pavend, duke marrë parasysh se vjen nga një grup i cili po ashtu ka kryer sulme brutale me dekada të kryengritjes dhe udhëheqjes në Afganistan.

Por videoja e egër, që u raportua se u incizua në provincën lindore Nangarhar të Afganistanit në muajin qershor, tregon më shumë se vetëm një shfaqje të grupit Shrteti Islamik, në metodën e tij të fundit të ekzekutimit.

Ai, po ashtu është pjesë e rëndësishme e propagandës dhe shfaqje e pushtetit e Shtetit Islamik ndaj talibanëve.

Video dhe përgjigja e talibanëve vijnë në mes të frikës se IS-i mund të fuqizojë bazën në and Afganistan, sidomos nëse talibanët -- që po përballen me sfida të brendshme -- janë duke u shkëputur ose konsumuar nga luftimet.

Në fund të muajit korrik, u bë e ditur se lideri taliban Mullah Mohammad Omar, i cili kryesoi lëvizjen për 20 vjet, kishte vdekur në vitit 2013 -- dhe talibanët e kanë mbajtur të fshehur vdekjen e tij për dy vjet.

Lëvizja ka shpallur liderin e saj të ri, Mullah Akhtar Mohammad Mansur. Por figura kyçe të grupit, përfshirë djalin e Mullah Omarit dhe vëllanë e tij, si dhe anëtarë të Këshillit Suprem Taliban, kanë kundërshtuar emërimin e Mansurit dhe kanë refuzuar të betohen për besnikëri ndaj tij.

Çarjet e thella brenda talibanëve mund të funksionojnë në avantazh për Shtetin Islamik, megjithatë mund edhe të ndihmojnë që grupi ekstremist sunni të rekrutojë më shumë njerëz dhe të forcojë qëndrimin në Afganistan.

Liderët talibanë mund të frikësohen se këto ndarje mund t'i shtyjnë komandantët e terrenit të mund të kthejnë aleancën kah Shteti Islamik. Një seri e sulmeve të talibanëve nëpër Kabul, është parë si një përpjekje e tyre për të treguar fuqi, gjatë kohës që po përballen me këto probleme.

Provinca lindore e Nangarhar, që shtrihet përgjatë kufirit të trazuar me Pakistan -- dhe ku me gjasë është incizuar video i IS-it -- është përballur me numër në rrije të luftimeve mes talibanëve dhe militantëve të IS-it.

Militantët besnikë të Shtetit Islamik kanë pushtuar një pjesë të madhe të territorit të provincës Nangarhar në muajin qershor, me qindra luftëtarë të grupit, duke zmbrapsur talibanët, kishte raportuar agjencia e lajmeve Reuters.

Përgjatë muajit qershor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin kryer sulme ajrore mbi militantët e Shtetit Islamik në këtë provincë.

Por disa analistë thonë se Shteti Islamik nuk paraqet shumë kërcënim në Afganistan.

“Ndërhyrja e IS-it në Afganistan është minimale deri tani shumë e limituar në Nangarhar", tha Thomas Ruttig nga Rrjeti i Analistëve të Afganistanit, duke shtuar se "mbetet një grup i vogël" në vend.

“Shanset e Shtetit Islamik për t'u bërë faktor i vërtetë janë shumë të limituara, veçanërisht kur talibanët janë duket se po konsolidohen përsëri pas krizës së fundit pas vdekjes së Mullah Omarit", tha Ruttig.

Përgatiti: Gresa Kraja
XS
SM
MD
LG