Ndërlidhjet

Pakistani përsërit ofertën për bisedime për Kashmirin


Presidenti i Pakistanit, Mamnoon Hussain.
Presidenti i Pakistanit, Mamnoon Hussain.

Presidenti i Pakistanit ka përsëritur ofertën e tij për Indinë fqinje, që të zhvillojnë bisedime dypalëshe për zgjidhjen e çështjës së rajonit të kontestuar të Kashmirit.

Mamnoon Hussain ka thënë sot, në Ditën e Pavarësisë së Pakistanit, se vendi i tij beson në “bashkëjetesën paqësore”, edhe pse nuk do të bënte kompromis nëse mbrojtja dhe siguria e tij kërcënohen.

Pakistani dhe India kanë një histori të marrëdhënieve të tensionuara.

Ata kanë luftuar tri luftëra prejse kanë shpallur pavarësinë nga Britania në vitin 1947 – dy prej të cilave kanë qenë për Kashmirin

Kashmiri, një rajon i ndarë sot, pretendohet nga të dyja shtetet.

XS
SM
MD
LG