Ndërlidhjet

Abe shpreh “pikëllim” për rolin e Japonisë në LDB


Shinzo Abe - foto arkivi
Shinzo Abe - foto arkivi

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka shprehur “pikëllim të thellë” për veprimet e vendit të tij në Luftën e Dytë Botërore.

Ai ka mbajtur sot një fjalim për të shënuar 70-vjetorin e dorëzimit të Japonisë.

“Vendi ynë ka shkaktuar dëme pa fund dhe vuajtje të njerëzve të pafajshëm. Historia është e ashpër. Ajo që është bërë, nuk mund të zhbëhet”, ka thënë Abe.

Ai, megjithatë, ka shtuar se brezat e ardhshëm “nuk duhet të paracaktohen për të kërkuar falje”.

“Nuk duhet t’i lelojmë fëmijët tanë, nipërit dhe brezat që do të vijnë – që nuk kanë të bëjnë asgjë me atë luftë – të paracaktohen për të kërkuar falje”, ka thënë Abe.

Përmbajtja e deklaratës është vëzhguar nga afër nga fqinjët e Japonisë, të cilët kanë qenë të shqetësuar se Abe mund të hedhë poshtë mizoritë e kohës së luftës.

XS
SM
MD
LG