Ndërlidhjet

SHBA hap sot ambasadën në Kubë


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Shtetet e Bashkuara rihapin sot ambasadën e tyre në Havana të Kubës, mbi 54 vjet pas mbylljes së saj.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, merr pjesë në ceremoninë e hapjes, e cila sinjalizon ngrohjen e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Kuba ka rihapur ambasadën e saj në Uashington muajin e kaluar.

Tre marinsa, të cilët kanë ulur flamurin amerikan për herë të fundit në Havana, më 4 janar të vitit 1961, do ta ngrenë atë në ceremoninë e sotme.

Ata janë tani në pension dhe në fund të 70-tave.

Kerry do të bëhet Sekretari i parë amerikan i Shtetit që do të vizitojë Kubën në 70 vjet.

Lideri i Kubës, Raul Castro, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, janë pajtuar për rivendosjen e marrëdhënieve në dhjetor të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG