Ndërlidhjet

logo-print

Princi George po “keqtrajtohet” me “paparazzi”


Princi George me prindërit e tij - Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit

Princi George me prindërit e tij - Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit

Pallati mbretëror i Britanisë ka thënë se keqtrajtimet ‘paparazzi’ të princit George janë rritur dhe se taktikat e fotografëve janë bërë gjithnjë e më të rrezikshme.

Pallati ka lëshuar një apel për mediat botërore që të mos publikojnë fotografi të paautorizuara të princit dyvjeçar, i cili është i treti në radhë për marrjen e fronit.

Pallati ka thënë se një numër i vogël i organizatave mediatike, shumica në Gjermani, Francë, Australi, Zelandë të Re dhe Shtete të Bashkuara, kanë publikuar fotografi të princit George në “rrethana të papranueshme”.

Megjithatë, sipas familjes mbretërore, “shumica e gjerë” dhe të gjitha publikimet në Britani kanë refuzuar.

XS
SM
MD
LG