Ndërlidhjet

John Kerry arriti në Kubë për ngritjen historike të flamurit


Flamuri kuban (majtas) dhe ai amerikan në një bdlrtesë banimi në Havanë gjatë ditës së sotme
Flamuri kuban (majtas) dhe ai amerikan në një bdlrtesë banimi në Havanë gjatë ditës së sotme

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka arritur sot në kryeqytetin Havanë në Kubë, për të marrë pjesë në ceremoninë historike të ngritjes së falmurit të Shteteve të Bashkuara, gjatë rihapjes së Ambasadës amerikane, pasi ajo ishte mbyllur para 54 vjetësh.

Parashihet që zoti Kerry të takohet me ministrin e jashtëm kuban, pastaj me kreun e Kishës Katolike në këtë vend dhe me një grup të disidentëve.

Zyrtari i lartë amerikan do të jetë i shoqëruar nga ndihmësit e tij, anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, dhe tre pjesëtarë të ushtrisë amerikane, që kishin marrë pjesë në uljen e flamurit në vitin 1961.

Pas kësaj vizite, pritet që diplomatët kubanë dhe ata amerikanë do ta fillojnë punën në zgjerimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet dy vendeve, përfshirë fluturimet direkte dhe shërbimin e postës.

Qëndrimi i sotëm njëditësh i zotit Kerry në Havënë është vizita e parë e një sekretari amerikan të shtetit, prej vitit 1945.

Shtetet e Bashkuara i patën ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Kubën, pak kohë pas Revolucionit Kuban në vitin 1959.

XS
SM
MD
LG