Ndërlidhjet

logo-print

Daçiq: Nuk ka shenja se Greqia do ta njohë Kosovën


Ivica Daçiq

Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se nuk ka kurrfarë shenjash se Greqia do ta pranoj pavarësinë e Kosovës.

“Tash për tash nuk ka kurrfarë paralajmërimesh e as sinjalizime për ndryshimin e qëndrimit të tyre”, tha Daçiq, dhe ka shtuar se Serbia dëshiron raporte gjithnjë e më të mira me Greqinë.

Në këtë kuadër ai ka theksuar se Serbia dhe Greqia janë vende mike dhe vëllazërore dhe “nuk ka kurrfarë tensionesh në raporte, sikur që duket kur të lexohen gazetat”, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Ministri Daçiq ka paralajmëruar se kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, mund ta vizitoj Beogradin në vjeshtë, ndërsa ai vetë planifikon ta vizitoj Athinën në muajin tetor.

XS
SM
MD
LG