Ndërlidhjet

Francë: Arrestohet grupi i shqiptarëve i dyshuar për trafikim


Pamje e terminalit ndërmjet Francës dhe Britanisë në Kale të Francës, ku imigrantët përpiqen ta kalojnë ilegalisht kufirin
Pamje e terminalit ndërmjet Francës dhe Britanisë në Kale të Francës, ku imigrantët përpiqen ta kalojnë ilegalisht kufirin

Pesë persona të ndërlidhur me një rrjet të kontrabandimit të shqiptarëve janë arrestuar në pjesën veriore të Francës, të dyshuar për trafikimin e imigrantëve nëpër Kanal në Britani, ka thënë Zyra e prokurorisë lokale në Bulonjë Syr Mer.

Sipas kësaj zyreje, katër prej tyre janë shqiptarë, ndërsa personi i pestë është një femër, me seli në Francë, duke mos e specifikuar kombësinë e saj.

Ata ishin arrestuar të martën dhe janë të dyshuar se u kanë mundësuar njerëzve që ta kalojnë ilegalisht Kanalin, duke i fshehur ata nëpër kamionë, që ishin transportuar me tragete, raporton AFP.

Një burim i policisë ka sugjeruar se banda ka punuar së bashku me disa pronarë kamionësh.

Afro 3 mijë imigrantë dhe refugjatë e kanë ngritur një kamp të improvizuar në portin verior francez, Kale, duke shpresuar se do të kenë rast të kalojnë në Britani, në mënyrë sekrete duke u fshehur në tragete ose në trena.

Franca e ka shtuar praninë e saj policore në Kale, ndërsa Britania ka shprehur përkushtim për përmirësimin e mureve penguese dhe duke dhënë më tepër ekipe me qen, të ushtruar për ta penguar kalimin ilegal të kufirit.

XS
SM
MD
LG