Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Lideri shpirtëror kërkon fushatë kundër korrupsionit


Pamje e qendrës së kryeqytetit Bagdad në Irak

Pamje e qendrës së kryeqytetit Bagdad në Irak

Kleriku shiit më me ndikim në Irak, Ajatollahu i Madh, Ali al-Sistani, sot i ka bërë thirrje parlamentit dhe kryeministrit, Haidar al-Abadi, që të fokusohet në fushatën kundër korrupsionit për përmirësimin e sistemit të drejtësisë.

Ajatollah Sistani ka vlerësuar se reformat e sistemit gjyqësor janë “një nga aspektet më të rëndësishme në procesin e reformave”.

Më 9 gusht kryeministri Abadi e ka shpallur programin e reformave, pas disa javëve të protestave dhe pas kërkesës së zotit Sistani.

Parlamenti i Irakut e ka miratuar këtë plan.

Javën e kaluar, al-Sistani i ka bërë thirrje zotit Abadi, që ta sulmoj me “grusht të hekurt” çdokend që bënë keqpërdorime me parat e popullit.

XS
SM
MD
LG