Ndërlidhjet

Eurozona miraton programin e shpëtimit për Greqinë


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Ministrat e eurozonës kanë miratuar programin e tretë të ndihmës për Greqinë, e cila do të mundësojë rindërtimin e ekonomisë dhe do të evitojë daljen nga valuta euro.

“Kreditë e reja për Greqinë janë në vlerë deri 86 miliardë euro dhe do të jenë të dispozicion për tre vjetët e ardhshme”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Komisioni më 14 gusht.

Shefi i eurodegrupit Jeroen Dijsselbloem tha se “sigurisht se ka dallime por ne arritëm që t’i zgjedhim ato”.

Pas miratimit përfundimtar që javën e ardhshme duhet të bëhet në parlamentin e Gjermanisë dhe në parlamente të tjera kombëtare, kësti fillestar prej 26 miliardë eurosh do të miratohet nga Mekanizmi Evropian për Stabilitet.

Ndërkaq Greqia tash mund të bëjë pagesën prej 13 miliardë dollarësh Bankës Qendrore Evropiane.

Takimi që zgjati 6 orë i ministrave të financave të eurozonës në Bruksel, u mbajt pasi ligjvënësit në Athinë miratuan marrëveshjen për daljen nga kriza.

XS
SM
MD
LG