Ndërlidhjet

Rusia e gatshme të dërgojë sistemet raketore në Iran


Rusia është gati që të dërgojë sistemin raketor tokë-ajër S-300 Iranit dhe gjithashtu është duke punuar që Teheranit t’i hiqen sanksionet ekonomike sa më shpejt, ka thënë zëvendësministri i Financave i Rusisë.

Vendimi për të furnizuar me sistem raketor është miratuar nga presidenti rus Vladimir Putin dhe nga Dhoma e Lartë e Parlamentit dhe çështjet teknike se si do të bëhet dërgesa janë duke u shqyrtuar ka thënë Sergei Ryabkov.
Rusia paraprakisht i ka modernizuar këto raketa, ka njoftuar Ryabkov.

Rusia është “shumë e kënaqur” me marrëveshjen bërthamore të Iranit, u ka thënë Ryabkob gazetarëve në Moskë, duke shtuar se kjo marrëveshje do të zbatohet me apo pa mbështetjen e SHBA-ve.

XS
SM
MD
LG