Ndërlidhjet

Shtetasi uzbek pranon se ka mbështetur militantët e IS-it


Militantë të Shtetit Islamik (Foto nga arkivi)
Militantë të Shtetit Islamik (Foto nga arkivi)

Një shtetas uzbek, por me qëndrim në Nju Jork, ka pranuar se ka tentuartë sigurojë materiale për grupin militant Shteti Islamik në Irak dhe Siri, kanë thënë prokurorët amerikanë më 14 gusht.

Abdurasul Hasanovich Juraboev, 25-vjeçar, ka postuar online një mesazh vitin e kaluar dhe ka thënë se ai mund të vrasë presidentin Barack Obama apo të bombardojë një resort në ishullin Coney, nëse kjo gjë i kërkohet nga Shteti Islamik.

Lidhur me këtë, ai përballet me 15 vjet burgim.

Juraboev është arrestuar në shtëpinë e tij në Brooklyn, në muajin shkurt. Ai kishte blerë një biletë për Turqi për në muajin mars, në mënyrë që t’i bashkohej IS-it, kanë thënë prokurorët.

“Ai ishte përgatitur të kryente akte terroriste në Amerikë, në qoftë se nuk do të mund të shkonte në vatrat e luftës”, ka thënë avokati Kelly Currie.

Juraboev është arrestuar së bashku me katër persona të tjerë të dyshuar për vepra terroriste.

Me të njëjtat akuza ngarkohen edhe Akmal Zakirov, Dilkhayot Kasimov dhe Abror Habibov, të gjithë nga Uzbekistani dhe Akhror Saidkhmetov nga Kazakistani.

Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm.

XS
SM
MD
LG