Ndërlidhjet

Japoni: Shënohet 70-vjetori i Luftës së Dytë Botërore


Protestë anti-qeveritare para zyrës së kryeministrit, Shinzo Abe, në Tokio më 14 gusht 2015, ndaj deklaratave në lidhje me Luftën e Dytë Botërore.
Protestë anti-qeveritare para zyrës së kryeministrit, Shinzo Abe, në Tokio më 14 gusht 2015, ndaj deklaratave në lidhje me Luftën e Dytë Botërore.

Japonia ka shënuar 70-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Perandori Akihito ka shprehur “keqardhje të thellë” për konfliktin.

“Unë shpresoj që shkatërrimet e kësaj lufte të mos përsëriten”, ka thënëAkihito, gjatë ceremonisë përkujtimore, e cila përkon me ditën kur babai i tij Hirohito, njoftoi për humbjen e Japonisë.

Si pasojë e kësaj lufte, marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe Koresë Jugore janë të këqija, të cilat kanë vuajtur gjatë okupimit të Japonisë, deri në humbjen e Tokios në vitin 1945.

Të premten kryeministri japonez, Shinzo Abe, shprehu “dhimbjen e thellë”, por tha se gjeneratat e ardhshme nuk duhet të kërkojnë falje për gabimet e së kaluarës.

Ai, personalisht, nuk kërkoi falje.

XS
SM
MD
LG