Ndërlidhjet

Të paktën 40 migrantë mbyten në Mesdhe


Migrantë në Itali (Foto nga arkivi)
Migrantë në Itali (Foto nga arkivi)

Të paktën 40 migrantë kanë vdekur në Detin Mesdhe, pasi anija e tyre është fundosur.

Marina italiane ka konfirmuar vdekjen e migrantëve, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Në deklaratën e marinës, thuhej se një anije Cigala Fulgosi është duke udhëhequr operacionin e shpëtimit dhe se janë shpëtuar shumë njerëz.

Raportohet se anija e migrantëve ka qenë rreth 50 kilometra larg brigjeve të Libisë dhe po bartte me vete rreth 400 migrantë.

Më 14 gusht, Bashkimi Evropian tha se Evropa është duke u përballur me krizën më të keqe të refugjatëve që prej Luftës së Dytë Botërore.

Më shumë se 101,700 migrantë kanë arritur me anije në Itali që prej fillimit të këtij viti.

Ndërkaq, të paktën 2,040 persona kanë vdekur, thotë Organizata Ndërkombëtare e Migracionit.

XS
SM
MD
LG